ShqipEnglish

Misioni dhe Objektivat

Vizioni ynë është ruajtja e pozicionit lider në treg, përmes të punuarit me etikë dhe të balancuar për të qënë gjithmonë Kompania Lider dhe zgjedhja e parë në sektorin e ndërtimit.

Misioni ynë i përditshëm konsiston në garantimin e jetëgjatësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, përmes arritjeve të vazhdueshme në biznes si dhe duke plotësuar kërkesat e klienteve në të gjitha fushat të tilla si; ngritja e kantierit, vlerësim i kostove, ndërtimi dhe dorëzimi i projekteve sipas kushteve kontraktuale të seciles prej tyre.

Ne ofrojmë nivelin më të lartë të profesionalizmit, integritetit, ndershmërisë dhe drejtësisë në marrëdhëniet tona me klientët, partnerët, furnitorët dhe nënkontraktorët.

Objektivat:

  • Zgjerimi në mënyrë të vazhdueshme në tregun lokal dhe rajonal të ndërtimeve publike dhe civile, duke përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme të ardhurat e kompanisë
  • Ofrimi i një game të gjerë shërbimesh në përputhje me nevojat e klientëve
  • Të sigurojë që cilësia e punës, përfundimi në kohë dhe aplimimi i çmimeve konkurruese të jenë arritur gjatë zbatimit të projekteve