ShqipEnglish

Historiku

VEGA u themelua më 19.08.1999 si një kompani me aktivitet në fushën e ndërtimeve civile, për t’u zgjeruar më pas në të gjithë sektorin e ndërtimit.

Kështu u ngritën dy kompani mbështetëse si Shkodra-Beton e specializuar në prodhimin e betonit, elementë të parafabrikuara betoni dhe Shkodra-Inert e specializuar në prodhimin e inerteve të ndryshme, për t’u bashkuar më pas në një të vetme të quajtur VEGA Construction Group.

Sot VEGA Construction Group është një ndër kompanitë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit.

Falë eksperiencës së përfituar në vite dhe investimeve të vazhdueshme në paisje, makineri, fuqi punëtore etj. VEGA Construction Group ka zgjeruar aktivitetin e saj në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj.

VEGA Construction Group është e liçencuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit për të gjitha llojet e punimeve në Infrastrukturë.