Shkodra Inert

PASAPORTA
Krjimi i Shkodra Betonit, solli një kërkesë të vazhdueshme dhe të menjëherëshme për inerte ndërtimi. Prandaj në 2003 stafi administrativ i VEGA Group –it i udhëhequr nga presidenti i saj Z. Aleksandër Gavoçi vendosi unanimisht që ishte koha për të realizuar nje investim të ri në përputhje me misionin dhe strategjinë e VEGA-s dhe u investua pikërisht në prodhimin e inerteve të gurit.
Kemi studiuar gjeografinë e Shqipërisë dhe arritëm në konkuluzionin për të investuar në ndërtimin e një gurore në Krujë, në mënyrë që të jepnim kontributin tonë modest për parandalimin e erozionit të lumit dhe gjithashtu në parandalimin dhe mbrojtjen e resurseve kombëtare.
Puna filloi në vitin 2003 dhe në Mars 2005 pas nje investimi të kujdesshëm u themelua Shkodra Inert duke përfituar të gjithë liçencat e veçanta sipas Ligjit.
Shkodra Inert zotëron një territor prej 20 ha si gurore në të cilin zhvillon dhe aktivitetin e vet, duke u vlerësuar menjëherë si një ndër guroret më të mëdha në Shqipëri. Në ditët e sotshme gurorja e Shkodra Inert ka një linjë prodhimi të palëvizshme inertesh prej 400m³/h dhe dy linja të tjera prodhimi të lëvizshme me kapacitet prej 50m3/h dhe 70 m3/h të cilat janë të gatshme të shërbejnë nevojat edhe në kantieret më të largëta.
Shkodra Inert është sot një ndër furnizuesit më të mëdhenj të majft projekteve të rëndësishme publike dhe private gjithashtu edhe furnizuese e impiantit të prodhimit të betonit të Shkodra Beton.
Kështu, Shkodra Inert ka investuar dhe investon vazhdimisht të mirëmbajë marrdhënie të bazuara në besim dhe seriozitet me klientët e saj. Në funksion të kësaj, inertet duhet të prodhohen dhe zgjidhen ne mënyrë të kujdesshme, për të shërbyer sa më mirë si përforcues për të shtuar fuqinë psh për përzierjet e përgjithshme, gjithashtu poshtë themeleve dhe rrugëve, ose gjithashtu për të shërbyer në raste të tjera për proceset e drenazhimit të tokës.
Inertet e ndërtimit të prodhuara nga Shkodra Inert janë kryesisht Gurë të mëdhenj, Zhavor, Gurë të grimcuar , Nën-bazë, Mbushës dhe Rërë të përmasave të ndryshme.








