Rreth Nesh

Shqipëria është konsideruar një vend tërheqës për zhvillimin e ekonomisë së lirë e cila ka qenë e ndaluar me ligj deri në fillim të viteve 1990. Në vitin 1992 ky vend në zemër të Mesdheut u rreshtua në vendet me një ekonomi demokratike. Natyra e saj e larmishme dhe zhvillimi i pakët infrastrukturor kanë qenë një nxitës për investitorët e ndryshëm privatë që të japin kontrubutin e tyre në modernizimin e vendit, i cili ka qenë i orientuar drejt një ekonomie bujqësore, dhe më pak në industri. Me fillimin e demokracisë, lindi dhe një frymë e aspiratë e fortë, e cila e udhëheq popullin  shqipëtar edhe sot, për të  përmirësuar kushtet e jetesës. Zhvillimi i tregtisë me vende të tjera, ngritja e punishteve manifakturore dhe zhvillimi i tregut të brendshëm solli ndryshime dhe në strukturën shoqërore të qyteteve. Këto ndryshime u pasuan me lëvizje demografike drejt qendrave urbane, duke i mbipopulluar ato. Kjo trajektore e lëvizjes së popullsisë e cila rritet në mënyre progresive ka kërkuar dhe kërkon një shtim të banesave, infrastrukturës dhe ambienteve të ndryshme të argëtimit. Gjithashtu gjithnjë e më shumë vendasit u orientuan drejt kërkimit dhe ofrimit të cilësisë, për të cilën kanë ndikuar me dinamizëm dhe njohuritë e dijet e sjella nga emigracioni. Kështu, lindi një nevojë emergjente për ndërtime të reja e shumë katëshe ku u u krijuan premisat për hapjen e firmave të para të ndërtimit në Shqipëri. Shumë Sipërmarrës Shqiptarë themeluan Shoqëritë e para të ndërtimit, duke kontribuar në zhvillimin e vendit. Një ndër Shoqëritë e para të ndërtimit është dhe VEGA, për të cilën ju lutemi të lexoni më poshtë

Gjithashtu, gjejmë rastin të promovojmë Shqipërinë, andaj ju lutemi të vizitoni faqe të ndryshme në internet si www.albaniantourism.com, www.visitalbania.org

Historia dhe Profili

Duke u bazuar në ndryshimet e vrullshme, Z. Aleksandër Gavoçi,i cili  kishte pasur me përpara eksperieca në aktivitete të tjera private, vendosi të themelojë një kompani ndërtimi të quajtur VEGA. Ky vendim gjithashtu u influencua nga një numër i madh pronash të trashëguara nga familja e tij.

Fillimet e VEGA-s datojnë që në  1999. Presidenti dhe aksioneri i vetëm Z. Aleksandër Gavoçi ka vënë zemrën e tij në këtë kompani, VEGA, emërimi i së cilës nuk do të thotë vetëm një përzierje e pjesëtarëve të familjes por gjithashtu një angazhim tek VEGA-s si një familje  .

Në atë kohë, kompania ishte kryesisht e përqëndruar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale në pronat private të aksionerit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Aktiviteti modest i VEGA-s në vitin e parë të themelimit ishte i kufizuar, ndërtimi i ndërtesave rezidenciale në zona shumë të favorshme të Tiranës ishte për kompaninë një fillim i suksesshem, i cili krijoi kushte shumë të mira për zgjerim në sektorin ndërtues.

Më vonë, u ngritën kompanitë mbështetëse, të tilla si Shkodra-Beton e specializuar në prodhimin e betonit dhe transport dhe Shkodra-Inert e specializuar në prodhimin e inerteve të gurit, rërë, çakëll, etj. Në një kohë shumë të shkurtër, të dyja këto kompani, shërbenin jo vetëm si kompani mbështetëse për projektet ndërtuese të VEGA-s, por filluan ti shisnin produktet e tyre tek të tretët.

Si rezultat i niveleve të larta të prodhimit të biznesit, Vega u bë pjesëtare e grupeve të kompanive më të mëdha në vitin 2001. Aktiviteti i saj fiskal është nën juridiksionin e Zyrës më të madhe të Pagesës së Taksave – Tiranë. Kompania është gjithashtu anëtare e Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë, Dhomës së Tregtisë Tiranë, Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dhomës Britanike të Tregtisë, dhe Dhomës Shqipëtare – Greke të Tregtisë dhe Dhomës Gjermane të Tregtisë.

Aktualisht për shkak të zhvillimit të brendshëm, kompanitë janë konsoliduar në VEGA, si  Grup Ndërtimi  i specializuar në projektim, prodhim të lëndëve të para për ndërtim , transport tokësor dhe detar, import dhe tregti të materialeve dhe produkteve të ndërtimit, ndërtime civile dhe industriale, ndërtime private dhe publike.

Ne e kemi zgjeruar aktivitetin tonë në disa qytetë të Shqipërisë, të tilla si Durrës, Lac, etj, por jo vetëm në to. Ne kemi zyrën tonë të Përfaqësisë në Turqi e cila mbështet aktivitetin tonë të import-eksportit. Në përvjetorin e 10-të të saj, Grupi VEGA-s ka arritur një pjesë të mirë të objektivave të saj dhe pothuajse ka filluar punën në disa projekte shumë ambicioze, të cilat do ti shërbejnë gjeneratave të tjera në Shqipëri, duke patur si qëllim edhe rajonin e Ballkanit.

MISIONI DHE  OBJEKTIVAT

VEGA do te thotë : Vullnet, Energji, Garanci dhe Arritje

Misioni i VEGA-s nuk ka ndryshuar që nga themelimi i saj. Për ne është i rëndësishëm kombinimi i integritetit, i punës së pa-lodhur, profesionalizmit, me qëllim që të krijohet mundësia e një jete më cilësore jo vetëm duke synuar tek konsumatorët por gjithashtu tek punonjësit dhe partnerët. Këto dymbedhjetë  vitet e eksperiencës kanë treguar se atë çfarë ne më parë e quanim ëndërr, sot ato janë projekte në ekzekutim.

Misioni ynë ka qenë dhe akoma është investimi i vazhdueshëm në industrinë e ndërtimit dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit në vend, gjithashtu investimi në ekipin tonë dhe partnerët. Ne duam të japim kontributin tonë modest për të rritur eksportet në Shqipëri dhe të krijojmë një nga kompanitë më të mëdha që operon në industrinë e ndërtimit me qëllimin për tu bërë të mirënjohur edhe në rajonin e Ballkanit. Qëllimi ynë është jo vetëm të rrisim financiarisht kompaninë, por ti investojmë më mirë të ardhurat në të mirë të imazhit të Shqipërisë. Pjesëmarrja në realizimin e investimeve publike të financuara nga organizatat ndërkombëtare dhe Qeveria Shqiptare na ka bërë ne një pjesëmarrës aktiv në rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Shqipërisë.

PERSONELI

Projektet dhe aktivitetet e VEGA grup mbeshteten nga nje staf shume profesional dhe me eksperience. Nje pjese e stafit tone e ka shoqeruar kompanine qe ne fillimin e saj. Me vone, me zgjerimin e aktivitetit, ne kemi shtuar grupin tone me personel te kualifikuar. Ekzekutivet jane kryesisht specialiste te huaj, te cilet kane prezantuar tek Grupi Vega metodologji te re te punes dhe njohuri te avancuara. Ne mund te ofrojme mbeshtetje te plote per cdo projekt, jo vetem per projektet e Vega Grup por edhe per projektet e paleve te treta. Stafi yne perfshin:

  • Juriste
  • Financiere & ekonomiste
  • Arkitekte
  • Inxhiniere ndertimi
  • Inxhiniere zbatimi
  • Inxhiniere preventivi
  • Staff administrativ
  • Staff marketingu
  • Drejtues ekuipazhi
  • Detare
  • Nepunes te Sigurimit
  • Teknike
  • Punetore te talentuar
  • Shofere

Numri total I punonjesve te Vega Grup eshte 275. Gjithashtu ja vlen te permendet qe ne bashkepunojme edhe me studio dhe specialiste te jashtem.

Cilesia

Gjate punes sone ne jemi shume rigoroze ne ruajtjen e cilesise te produkteve tona. Ne jemi te afte t?i ofrojme partnereve dhe klienteve tane produkte te certifikuara.

VEGA eshte nje Shoqeri e certifikuar, ne perputhje me sa me poshte:

VEGA ISO 9001:2008
QUALITY CERTIFICATION BUREAU ITALIA
Certifikate konformiteti per
ISO 9001:2008 standardi n. Q-1237-12
Kodi: EA 28a & 29a & 16

Fusha: “Ndertim dhe rikonstruksion i ndertesave civile dhe industrial, infrastrukture rrugore, ura, tubacione uji dhe sisteme kanalizimesh. Tregetimin e skrapit te hekurit. Prodhim dhe tregetim te materialeve inerte dhe betonit.”

VEGA EN ISO 14001:2004
TUV AUSTRIA Certificate

Sistemi i Menaxhimit sipas EN ISO 14001:2004

Certifikate Nr. 20 104 112006689

“Blerje dhe grumbullim te materialeve te skrapit, prodhim te materialeve inerte dhe betonit, dhe ndertime te ndertesave civile dhe industriale”

Politikat e Sigurimit

Ne Grupin Vega, qellimi yne ne cdo projekt eshte te ruaje punonjesit dhe te mbroje ambjentin. Ne besojme se cdo aksident, dhe si rrjedhim cdo demtim, eshte I parandalueshem, dhe ne e sjellim kete filozofi ne cdo project te Grupi Vega nepermjet nje kombinimi te procedurave ne fushen teknike dhe programeve trajnuese ne vazhdim. Grupi Vega ka nje Nepunes te Pergjithshem Sigurimi I cili eshte pergjegjes per ruajtjen dhe kontrrollin e sigurimit dhe kushteve te sigurise ne perputhje me rregullat e ligjshmerise Shqiptare, dhe ne kemi nje Nepunes Sigurie ne cdo kantier pune. Cdo punonjes ka autoritetin te nderprese procesin e punes – ne se s’eshte I sigurte, mos e vazhdo. Te gjithe punonjesit jane te detyruar te respektojne te gjitha detyrimet dhe te drejtat te paracaktuara ne rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes ne pune. Rezultati eshte performance e shkelqyer sigurie, edhe ne ambjentet e punes me rrezik, ne kohe te ashper, dhe vendet e largeta te punes.

Ne 10 vite pune, kompanite nuk kane pesuar ndonje incident ne pune.

 

FOTO

Kerko